Deputeti socialist Taulant Balla tha se “Ilir Meta është shëmbëlltyra e korrupsionit”.
Balla, i cili përsëriti kërkesën për zbardhjen e së vërtetës së paraqitur në video, tha gjithashtu se videoja Meta-Prifti “vlonte zemërimin e popullit që më 21 janar” dhe “mblodhi 200 mijë shqiptarë në këmbë”.
Deputeti socialist tha se më 21 janar policia dhe garda u keqpërdorën “për të provokuar dhe dhunuar të drejtën për të protestuar, kundër matrapazllëkut, varfërisë”. /Telegrafi/