Site icon Telegrafi

Opozita e merr kryesuesin e Kuvendit Komunal në Istog

LDK e cila fitoi zgjedhjet për kryetar të komunës në Istog ka dështuar të formojë shumicën në Kuvendin Komunal.

Kështu pas bashkimit të votave të opozitës në këtë komunë kryesuesin e asamblesë e ka marrë AAK-ja.

Kandidatja e AAK-së Fjolla Ukaj ka marrë 14 vota, derisa Enver Rugova i LDK-së, 13.

Pas zgjedhjeve lokale në Kosovë janë konstituar të gjitha kuvendet komunale, me përjashtim të Gjilanit ku zgjedhje e kryetarit të asamblesë është paralajmëruar për të premten.

Kujtojmë që sot në limite të afateve kushtetuese është konstituar edhe Kuvendi Komunal i Prishtinës ka LDK pas arritjes së marrëveshjes me PDK-në ka marrë kryesuesin e Kuvendit Komunal./Telegrafi/

Exit mobile version