Ndonëse ende nuk i ka mbushur dy muaj qekur e ka marrë drejtimin e presidencës, Hashim Thaçi ka dhënë një serë propozimesh për procese të mëdha në vend. Për dialogun në Bruksel ka propozuar ndërrim të formatit, ndërsa për çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe ka propozuar formimin e një Komisioni të ri.
Këto propozime, nga ana e opozitës dhe njohësve të çështje politike, po vlerësohet si tendencë për të interferuar në punët e dikastereve tjera.
Thaçi, sipas tyre, ende nuk është mësuar me kallëpin e presidentit, pasi është mësuar me instinktin e të qënit kryeministër – post ky i cili i jep kompetenca ekzekutive.
Për nënkryetarin e AAK-së, Ahmet Isufi, kjo nuk është ndonjë risi. Edhe në të kaluarën Isufi thotë se ai ka interferuar në punë tjera.
E, politologu Donik Sallova thotë se Thaçi përmes këtyre propozimeve synon ta faktorizojë veten, sepse të qenurit president nuk i jep kompetenca ekzekutive. /Gazeta Tribuna/