Site icon Telegrafi

Opozita e dërgoi në Kushtetuese çështjen e Presidentit

Partitë opozitare kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e cila konteston zgjedhjen e presidentit.

Aida Dërguti nga Vetëvendosje tha se zgjedhja e presidentit ka qenë jo legjitime dhe është përcjell me parregullsi.

“Të shohim cila do të jetë përgjigja e Gjykatës Kushtetuese. Ne kemi pasur përgjigje të ndryshme nga kjo Gjykatë dhe shumë herë jemi ndarë të pakënaqur, por sidoqoftë jemi të vendosur që deri ne fund ta ndjekim rrugën institucionale”, tha Dërguti. /Telegrafi/

Exit mobile version