Opozita do t’u kthehet protestave. Ky është vendimi i marrë nga Kryesia e Partisë Demokratike, e mbledhur këtë të mërkurë.
Protestat nisin më 18 shkurt dhe qëllimi janë “zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.
Sipas Partisë Demokratike, identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik janë kushtet minimale për zgjedhje të lira.
Çështja e zgjedhjeve u theksua edhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha në fjalën e mbajtur gjatë pjesës publike të mbledhjes së Kryesisë.
“Zgjedhjet e lira e të ndershme janë potencuar si kusht i panegociueshëm për integrimin e vendit, por duket se Rilindja e 1 prillit ka vetëm një qëllim: të ruajë me çdo kusht gjendjen aktuale, të ruajë status quo-në, ta mbajë të pandryshuar për t’u pasuruar”, ka akuzuar Basha Qeverinë./tch/