Site icon Telegrafi

Opozita bojkoton votimin e ligjeve, Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 14:00

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet për seancën e sotme në mungesë të kuorumit për të votuar ligjet që kanë mbetur pa u kryer nga seancat e kaluara.

E gjithë kjo për shkak se një pjesë e opozitës nuk morën pjesë në votim në momentin kur u hodh për votim amendamenti 4 në përkrahje të komisionit funksional.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, theksoi se situata është e qartë, pasi që një pjesë e opozitës nuk po votojnë dhe kjo është një lloj gjysmë bojkoti i
pashpallur.

Pas kësaj fjalën e ka marrë shefi i Grupit Parlamentar, Memli Krasniqi i cili ka thënë se që disa seanca radhazi opozita nuk po merr pjesë në votim, dhe se nuk ka kuptim që të vazhdohet seanca.

“Në një situatë të tillë nuk ka kuptim vazhdimi i kësaj seance e as një seance tjetër. Ne nuk mund të marrim pjesë as seancën që vendosëm të diskutojmë për dialog me kërkesë të PSD-së pas votimit të këtyre ligjeve, mirëpo nëse opozita nuk është këtu për t’ia bërë kuorumin pozitës atëherë as pozita nuk është këtu për tua bërë qejfet opozitës.”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka drejtuar gishtin pikërisht ndaj deputetëve të LDK-së, duke thënë se kjo qfarë ata po bëjnë nuk mund të quhet as politikë.

“Nëse LDK nuk e boton as marrëveshjen Kosovës me BE që ju ndihmon ndërmarrjeve të Kosovës që me marr pjesë në programet e BE-së dhe këtë e refuzojnë, kjo as politikë nuk është kësaj nuk di as me i vendos emër. Ta përfundojmë këtë seancë dhe të shkojmë në seancën tjetër kur ta vendos kryesia”, tha Krasniqi.

Pas kësaj, Veseli ka thënë se Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 14:00. /Telegrafi/

Exit mobile version