Site icon Telegrafi

OPM do të prezantojë Propozim masa për avancimin e klimës së biznesit

Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë (OPM) sot do të prezantojë pesë Propozim politika për avancimin e klimës të biznesit të cilat janë pjesë nga aktivitetet në suaza të projektit ‘Avancimi i dialogut social’ financuar nga BE, që e zbaton Organizata Ndërkombëtare e Punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Do të prezantohen propozim masa në pesë sfera: mjedis i mundësuar ligjor, sundimi i së drejtës, zhvillim i kulturës sipërmarrëse, stimulim i konkurrencës lojale dhe qasje deri te shërbimet financiare, njofton AIM.

Propozim masat, siç thekson OPM, do të jenë bazë për veprimin e ardhshëm për përmirësimin e biznes klimës në Maqedoni dhe për rritjen e aftësisë konkurruese të kompanive të Maqedonisë. /Telegrafi/

Exit mobile version