Bora Zemani ka qenë padyshim një prej personazheve publike më të komentuara kohëve të fundit nga mediat rozë.
Prezantuesja e njohur u përfol për romancën e saj me aktorin dhe banorin e Big Brother VIP, Donald Veshaj, me të cilin pati edhe një takim ribashkimi në javët e para të spektaklit.
Por, derisa dyshja Bora – Donald konsideroheshin çifti perfekt, rrjedha e historisë ndryshojë kur aktori nisi lidhjen e re brenda shtëpisë së famshme me këngëtaren, Beatrix Ramosaj.
Teksa ky trekëndësh po vazhdon të komentohet akoma, Bora ka vazhduar me angazhimet e saj profesionale nën drejtimin e emisionit “Përputhen”, nga ku edhe solli një imazh të veçantë.
Moderatorja së fundmi postoi një fotografi nga studio e emisionit ku shihet përkrah nënës së saj, Ermira Zemani.
“Me opinionisten e jetës time”, ka shkruar Bora në mbishkrimin e fotos.
Ndërkohë, kujtojmë që Bora është nënë e një djali nga martesa e saj e mëparshme me DJ Vin Veli. /Telegrafi/