Telegrafi

Operohet me sukses në klinikën “Zhan Mitrev”, pacientes i largohen dy tumore

Në klinikën “Zhan Mitrev” ditëve të fundit është trajtuar një rast i veçantë.

Një paciente 56-vjeçare ka përjetuar trauma të vërteta nëpër klinika të ndryshme ku ka marrë trajtim më herët, por nuk ka pasur sukses ta zgjidh problemin, i cili ia ka rrezikuar jetën – ka pasur hemangiom (lloj tumori) në mushkëritë e zeza.

Kontrollin e fundit MSKT (tomografi kompjuterike), para se të shtrohet në klinikën “Zhan Mitrev” e ka pasur në vitin 2008.

“Gjatë kontrollit pacientja ka pasur peshë 95 kg dhe lartësi 164 cm. Ankesat kryesore që pacientja i ka pasur kanë qenë dhimbja në harkun e brinjës së djathtë dhe dhimbja në shpatullën e djathtë. Në kontrollin e MKST zbuluam se hemangioma ka zënë të gjithë lobin e djathtë të mëlçisë. Në krahasim me kontrollin e parë MKST, hemangiomi ishte rritur për 50 përqind. Në nivelin e venave hepatike, është vendosur kompresimi dhe anastomoza patologjike me kanalin e venës së poshtme. Rindërtimi i arteries abdominale tregoi, siç pritej, se nuk kishte asnjë komunikim patologjik midis arteries hepatike të djathtë dhe hemangiomës”, thotë mjeku Millço Panovski, kirurg abdominal dhe subspecialist në klinikën “Zhan Mitrev”.

Ai shton se menjëherë është bërë përgatitja operative dhe pacientja është pranuar sipas protokollit ERAS (Enhanced Recovery After Surgery).

Ekipi që e ka kryer operacionin thotë se për shkak të madhësisë së hemangiomit, operacioni ka qenë shumë i vështirë.

“Gjatë operacionit për shkak të gjakderdhjes së pritshme është përdorur IOS (intraoperative blood salvage), gjegjësisht procedurë mjekësore që paraqet kthimin e gjakut të derdhur sërish tek pacienti”.

“Kemi arritur me sukses ta largojmë hemangiomin nga lobi i djathtë dhe i majtë. Koha e operacionit ka qenë 210 minuta. Operacioni dhe rjedha operative pas operacionit kanë qenë të rregullta”, thonë nga klinika “Zhan Mitrev”.

Pas operacionit pacientja është në gjendje të mirë dhe është lëshuar për kurim shtëpiak./Telegrafi/