Site icon Telegrafi

Operohet me sukses kapitenia e Kosovës, Leonora Demaj

Kapitenia e Kosovës, Leonora Demaj është operuar të mërkurën, pas një lëndimi të rëndë që kishte përjetuar.

Ajo ka bërë të ditur se operimi ishte i suksesshëm dhe se tashmë ka nisur fazën e rikuperimit.

“Çdo gjë ka shkuar mirë. Tani fillon faza e rikuperimit dhe besoj se çdo gjë do të jetë në rregull”, ka theksuar Demaj.

Në mars, Leonora kishte pësuar lëndim të ligamenteve të gjurit të djathtë. Ajo ka premtuar kthim edhe më të fuqishëm te Kosova.

Ajo pritet që të kthehet në lojë pas 9 deri në 12 muaj.

Edhe Federata e Hendbollit të Kosovës i ka dëshiruar shërim të shpejtë Demajt. /Telegrafi/

Exit mobile version