Telegrafi

Operohet Smith Rowe, nuk luan së paku deri në dhjetor

(Foto: Instagram/esr)

Emile Smith Rowe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në ijë dhe nuk do të luajë së paku deri në muajin dhjetor.

Arsenali ka lëshuar një komunikatë për shtyp të enjten për të konfirmuar se 22-vjeçari është operuar për korrigjimin e një problemi të tendinit.

Në bazë të njoftimit, operacioni (që është kryer më herët gjatë javës në Londër) ka qenë i suksesshëm dhe tashmë ka nisur programi i rehabilitimit për mesfushorin.

(Foto: Instagram/esr)

Smith Rowe ka pasur problem me këtë lëndim gjatë gjithë sezonit dhe ka realizuar vetëm katër paraqitje, edhe atë si zëvendësim në Ligën Premier.

Topçinjtë shpresonin ta shmangnin ndërhyrjen kirurgjike, por lojtari i është rikthyer problemi gjatë nxehjes në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, ashtu që u desh të operohej. /Telegrafi/