Telegrafi

Operohet Labinot Kabashi, do t’i mungojë gjashtë muaj Barcës (Foto)

Talenti i Barcelonës dhe Përfaqësueses së Kosovës, Labinot Kabashi, i është nënshtruar operimit të mërkurën, pasi lëndoi ligamentet e gjurit të djathtë, javë më parë. 

Lojtari i ekipit B të të rinjëve të Barcelonës, është vizituar në spital nga bashkëlojtarët e tij, Pau Martinez, Sergio Gomez, Juan Miranda dhe Jandro Orellana, shkruan “Sport.es”.

Pau Martinez, Sergio Gomez, Juan Miranda dhe Jandro Orellana me talentin kosovar

Ky gjest i tyre tregon për bashkimin që mbretëron tek kjo skuadër, e cila para ndeshjes me Escola de Football Mataro, veshën fanella me mbishkrimin “AniMSLabi”, në përkrahje të ditëve të vështira që po kalon Labinoti, , raporton gazetaolle.com

16-vjeçari pritet të mungojë prej gjashtë deri në shtatë muaj. Ai së fundi u grumbullua nga Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, pavarësisht moshës së tij të re, duke treguar se mesfushori do të jetë e ardhmja e Përfaqësueses tonë. Shkaku i lëndimit, drenicasi mungoi në grumbullimin me Turqinë.