Site icon Telegrafi

Operohet Henderson: Mungon mbi dy muaj – humb edhe ndeshjen ndaj Shqipërisë

Jordan Henderson do të mungojë së paku dy muaj me Liverpoolin, për shkak të dëmtimit që pësoi në derbin me Evertonin.

Klubi nga Merseyside e ka konfirmuar se kapiteni i “The Reds” nuk do të mund të rikthehet deri në muajin prill.

Krerët e klubit nuk kanë përcaktuar një datë të përafërt në lidhje me rikthimin e tij, por BBC Sport shkruan se Jordan Henderson mund të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një periudhë nga 8 deri në 10 javë.

Mesfushori iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe për këtë do të mungoë edhe në Kombëtare e Anglisë në disa ndeshje.

Bëhet fjalë për ndeshjet me San Marinon, Shqipërinë dhe Poloninë, respektivisht në datat 25, 28 dhe 31 mars.

Fillimisht ishte menduar se dëmtim do ta mbante kapitenin e Liverpoolit jashtë fushave të lojës deri në fundin e muajit mars, por më pas u kuptua shkalla e vërtetë e dëmtimit.

Ai do t’u bashkohet në këtë mënyrë emrave të tillë si Virgil van Dijk, Joel Matip, Joe Gomez dhe Fabinho që po vuajnë nga dëmtimet. /Telegrafi/

Exit mobile version