Telegrafi

Operohet djaloshi që i rritej truri në hundë

Nëna e tij, këtë nuk e ka marrë tragjike, por e ka quajtur si një “Pinokio i jetës reale”.

Djaloshi 21-muajsh është detyruar t’i nënshtrohet disa operimeve të dhimbshme, për t’i mundësuar frymëmarrjen dhe mbylljen e hapësirës në kafkë.

Mjekët e spitalit në qytetin Maesteg të Wales, kanë arritur të mbyllin të çarën në kafkë, nga e cila dilte një pjesë e trurit dhe rritej në hundë.

Ai kishte lindur me encephalocele – një deformimet i rrallë, që bën trurin të dal nga të çara të ndryshme dhe të rritet në pjesë të tjera.

Për fat të mirë, mjekët kanë arritur të mbyllin këtë të çarë dhe të bëjnë trurin, të mos rritet përjashta.

Por, megjithëse problemi më i madh është shmangur, Ollie do t’i nënshtrohet edhe disa operimeve, për të përmirësuar dukjen e tij. /Telegrafi/