Site icon Telegrafi

Operohet burri me gjinjtë sa topat e futbollit

Qingpo (50 vjeç) vuan nga një çrregullim i quajtur ginekomastia, respektivisht forma ekstreme e këtij çrregullimi. Gjinjtë e tij u rritën papritmas më 2008, që e detyroi atë të kërkoj ndihmë mjekësore.

Spitali në Dezhou, në provincën e Shandongut, grumbulloi 20 ekspertë nga tetë rajone mjekësore për të gjetur një zgjidhje dhe për ta shëruar Qingpoan. Në fund, mjekët vendosën se operacioni është opsioni më i mirë.

Një ekip prej dhjetë ekspertësh ka punuar në njërin gji. Të dy gjinjtë peshonin rreth pesë kilogramë. Kinezi doli nga spitali në prill të këtij viti, pas një muaj shërimi. /Telegrafi/

Exit mobile version