Telegrafi

Operimi i rëndë i zemrës, sukses në Spitalin Medicine

Pacienti K.Q. i është nënshtruar procedurës “Mitral Valve Replacement” apo “Zevëndësim i Valvulës Mitrale” me Valvulë Mekanike (protezë) në Spitalin Medicine.

“Janë raste mjaft specifike dhe kërkojnë përsosmëri dhe saktësi gjatë intervenimit. Pas një tentimi të mëparshëm që të shërojë sëmundjen e zemrës jashtë vendit, pacienti për intervenim të dytë vendosi të vizitojë Spitalin Medicine. Ne bëmë vendosjen e protezës së markës më të njohur ndërkombëtare – valvulë të tipit Medtronic AP. 26 mm. I tërë operimi zgjati diku rreth 200 min dhe trajtimi me ndalim të qarkullimit në mushkëri dhe zemër quhet "Cardio Pulmonary Bypass". Gjatë kësaj kohe pacientët janë praktikisht të vdekur.”, deklaroi Dr. Mehmet Nuri Karabulut në Spitalin Medicine.

Dr. Mehmet Nuri Karabulut ka bërë operime të tilla për një vit në Amerikë, Teksas, me një ekipë profesionale – Ekipa e Kirurgëve Kardiak Kongjenital, që trajtonte afër 48 raste të tilla në muaj. Ndërsa në Kosovë, brenda 11 muajve, ekipa e Dr. Mehmet Nuri Karabulut në Spitalin Medicine ka kryer me sukses 113 operime në zemër të hapur.

“Operimet e dyta si në rastin e përshkruar janë shumë më të rrezikshme dhe komplekse. Zakonisht, për raste të tilla ka tendencë të mënjanimit ose të mos-intervenimit për shkak se kërkohet shumë përvojë nga mjekët specialistë andaj edhe nuk mund të performohen në të gjitha spitalet.”, deklaroi Dr. Mehmet Nuri Karabulut për redaksinë.

Brenda 10 muajve Dr. Mehmet Nuri Karabulut trajtoi 3 raste të tilla të rioperimit në Spitalin Medicine. Dy rastet paraprake ishin Sh.A., 45 vjeçare, e cila ishte operuar fillimisht në Beograd në vitin 1994 dhe Z.M., 61 vjeçare, e cila ishte operuar në vitin 1989, poashtu në Beograd, ndërsa intervenimin e dytë vendosën ta kryejnë në Spitalin Medicine.

Tek pacientja Z.M. është përdorur teknika e veçantë "Total Circulatory Arrest" ku pacientes përveç ndalimit të qarkullimit në mushkëri dhe zemër, gjithashtu, i është larguar nga përdorimi makina perfusioniste apo pompa e zemrës për 26 minuta (ndërsa koha maksimale e përdorimit të kësaj teknike zgjatë deri në 40 min) si dhe i është ulur temperatura e trupit në 16 gradë celsius. Ajo çfarë e bën të veçantë një rast të tillë është rrezikshmëria e lartë dhe koha e limituar e intervenimit. Megjithatë, edhe ky operim rezultoi me sukses falë ekipës së specialistëve të Spitalit Medicine, të udhëhequr nga Dr. Mehmet Nuri Karabulut.