Operatori IPKO ka njoftuar se do të lirojë nga tarifat të gjitha thirrjet drejt Ukrainës, në një kohë kur nevojat për komunikim janë duke u rritur ndjeshëm në këtë vend.
Me këtë vendim, të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile të IPKO-së, mund të bëjnë thirrje pa pagesë nga Kosova drejt të gjithë operatorëve ukrainas, dhe të informohen për sigurinë e familjes dhe miqve të tyre.
Operatori IPKO është një nga investimet më të mëdha sllovene në Kosovë, dhe vazhdon të jetë ofruesi lider i shërbimeve në të gjitha segmentet e saj me mbulimin më të gjerë të rrjetit, duke ofruar cilësi superiore të shërbimeve, produkteve dhe kujdesit ndaj klientit.