Site icon Telegrafi

Operatorët VIP dhe Telekom Maqedonia hiqen nga lista për posedim të informacioneve të karakterit publik

Komisioni për mbrojtje të të drejtës për qasje të lirë në informata të karakterit publik e ka fshirë Telekomin e Maqedonisë nga lista që kanë informacione të tilla, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas BIRN, kjo është bërë me kërkesë të vetë operatorit në fjalë. Të dy palët kanë sqaruar se hapi është ndërmarrë sipas ligjit të vitit 2010, kur ndodhi ndryshimi, dhe që atëherë kompanitë e telekomunikacionit nuk bien në këtë kategori.

Nga kjo listë është fshirë edhe operatori tjetër i telekomunikacionit, VIP. Mbetet e paqartë se përse një hap i këtillë nuk është ndërmarrë që në vitin 2010./Telegrafi/

Exit mobile version