Telegrafi

Operatorët ndalojnë thirrjet me zë të WhatsApp

Sipas njoftimeve të shumta thuhet se shërbim i planifikuar i aplikacionit për thirrje falas sapo është bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe nga operatori mobil Etisalat.

Por kjo është aktualisht e paqartë sepse ndalimi i këtij shërbimi ende nuk ka hyrë në fuqi, por merret vesh se operatori mobil nuk dëshiron që njerëzit të bëjnë thirrje pa pagesë mbi rrjetin e saj.

Autoriteti Rregullator i vendit e ka konfirmuar në deklaratën e saj se u përket operatorëve mobil të vendosin nëse duan të lejojnë shërbimin e Voice Over Internet Protocol (VoIP), duke thënë:

"Shërbimet VoIP janë ende një prerogativë e ofruesve të licencuar që rezervojnë të drejtën për sigurimin e këtyre shërbimeve përmes rrjeteve të tyre”. "Kompanitë që dëshirojnë të ofrojnë shërbime të tilla duhet të bashkërendohen me ofruesit e licencuar të telekomit në Emiratet e Bashkuara Arabe."

Ky ndalim i raportuar nuk ka ardhur si një befasi për operatorët e tjerë, duke përfshirë operatorin kryesor të Indisë, Bharti Airtel, duke e bërë të qartë ngurrimin e tyre për të lejuar shërbimet VoIP në rrjetin e tyre mobil. (Telegrafi)