Site icon Telegrafi

Operatorët mobil në Maqedoni duhet ta përmirësojnë shërbimin e tyre

Në pajtim me marrëveshjen rajonale për roaming për harmonizimin me politikat e Bashkimit Evropian, në dy vitet e fundit roamingu ndërmjet Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës u ul për 30%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq çmime ende më të lira të roamingut do të ketë kur Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së. Agjencia për komunikime elektronike i ka paralajmëruar operatorët mobil që të punojnë në cilësinë e sinjalit.

Në lidhje me këtë, rreth 20% e ankesave të shfrytëzuesve ishin për cilësi të dobët të sinjalit në rrjetin mobil, kurse shërbimet e internetit janë në vend të dytë./Telegrafi/

Exit mobile version