Telegrafi

Operatorët ilegalë sfidojnë ART-në

Kryetari i Bordit të ART-së, Ekrem Hoxha, tha për gazetën “Kosova Sot” se aksioni për eliminimin e operatorëve ilegal serb do të vazhdojë deri në eliminimin plotë të tyre.

“ART në vazhdimësi, e në veçanti pas skadimit të monitorimit, ka intensifikuar punën në terren , së bashku me agjencinë e zbatimit të ligjit, duke bërë matje dhe inspektime të nevojshme për të identifikuar të gjitha lokacionet ku janë të vendosura antenat dhe të gjitha pajisjet përcjellëse telekomunikuese të operatorëve ilegal serb”, tha Hoxha.

Nga funksionimi i operatorëve “Mobitele”, “VIP”, “Telenor”, dëmet në buxhetin e Kosovës kanë shkuar deri në 100 milionë euro. /Telegrafi/