Gjatë mega-operacionit të policisë së Durrësit të koduar “ Summer ” ku u finalizuan dy hetime pro-aktive për goditjen e armbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së narkotikëve është shpallur në kërkim dhe një drejtor shkolle.
Euronews Albania bën me dije se blutë e qytetit bregdetar të cilët kanë inicuar hetimin, kanë shpallur në kërkim Dashamir Mehmetin, drejtor i shkollës artistike, “ Jan Kukuzeli ” apo siç njihet ndryshe shkolla e muzikës.
41 vjeçari nga hetimet në bashkëpunim me prokurorinë ka rezultuar i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Nuk dihet nëse pjesë e ‘klientëve’ të tij kanë qenë edhe nxënës të shkollës që ai drejton ndërsa gjatë këtij operacioni u arrestuan 15 persona, 3 të tjerë u shpallën në kërkim ndërsa 4 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë./euronews/