Site icon Telegrafi

Operacioni “Stop drogave në shkolla”: Policia thotë se janë gjetur edhe armë e drogë – janë arrestuar edhe nxënës

Në vazhdën e veprimeve aktive, Policia e Kosovës gjatë periudhës kohore njëmujore, konkretisht nga 2 tetor deri më 31 tetor ka realizuar aktivitetet e saja policore në fushën e parandalimit, po ashtu edhe në fushën operacionale në funksion të implementimit efektiv të Urdhrit Operativ “Stop drogave në shkolla”.

Sipas një njoftimi, në fushën e parandalimit janë realizuar vizita dhe kontakte me personelin e shkollës, e në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, janë mbajtur ligjërata, janë shpërndarë fletushka dhe janë angazhuar zyrtarë policor për patrullime rreth shkollave.

Në fushën operacionale janë kontrolluar persona të cilët kanë frekuentuar në zonën e sigurisë 300 m rreth shkollave, po ashtu janë kontrolluar vetura, lokale dhe vende tjera të dyshuara.

Sipas planit për realizimin e aktiviteteve janë angazhuar zyrtarë policor nga: Drejtoritë Rajonale të Policisë, Stacionet Policore, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

Në njoftim thuhet se si rezultat, për periudhën raportuese njëmujore janë realizuar:

– 933 vizita dhe kontakte me personelin e shkollave,

– 1813 patrullime rreth shkollave,

– 2385 persona të kontrolluar,

– 958 vetura të kontrolluara,

– 75 lokale të kontrolluara,

– 23 ligjërata në shkolla,

– 1505 pjesëmarrës, nxënës,

– 100 pjesëmarrës, prindër

– 1265 fletushka, broshura

Ndërkaq, siç thuhet më tej, si rezultat i angazhimit të shtuar policor janë:

-iniciuar 101 raste

-arrestuar 114 persona

Janë konfiskuar:

– Mariuhanë 3 kg e 781.75 g (në realizim të planit)

– Heroinë 267,5 g ( jashtë oborreve të shkollave)

– 2 bimë të kanabisit ( jashtë oborreve të shkollave)

– 1 tabletë ekstazy ( jashtë oborreve të shkollave)

Konfiskime tjera

– 4804.6 euro

– 4 armë

– 54 fishekë

– 1 boks hekuri

– 1 veturë dhe

– 1 shufër metalike

Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në teren vërehet se numri më i madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 m, rreth shkollave si në parqe, rrugë e hapësira të tjera.

Prej 101 rasteve:

– 13 raste brenda oborreve,

– 27 raste afër oborreve të shkollave,

– 61 në perimetrin prej 300m

Prej numrit të përgjithshëm të arrestuarve (114):

– 25 janë nxënës ( të gjithë të shkollave të mesme)

– 89 nuk kanë qenë nxënës.

Prej numrit të përgjithshëm të arrestuarve (114):

– 38 persona kanë qenë shpërndarës të drogës

– 76 konsumues. /Telegrafi/

Exit mobile version