Sergio Ramos mbetet dyshimi më i madh për Real Madridin para Superkupës së Evropës ndaj Manchester Unitedit që zhvillohet më 8 gusht.
Kapiteni i mbretërve është duke vuajtur nga probleme fizike dhe nuk është i përgatitur plotësisht për duelin e madh.
Reali në Maqedoni më 8 gusht do të luaj për trofeun e parë të sezonit dhe Ramos e di se ekipi ka nevojë për të.
Sipas Marca, Ramos po punon me orë të shtuara në palestër dhe në fushë, për të arritur nivelin fizik i cili aktualisht i mungon atij.
Ramos ishte vendimtar sezonin e kaluar në Superkupë duke shënuar gol në minutën e 92-të.
“Ne do t’i qasemi mirë Superkupës, ne po bëjmë punë të mirë”, theksoi Ramos në një konferencë për shtyp kur u pyet për përballjen ndaj Mourinhos.
Kapiteni luajti vetëm 45 minuta këtë parasezonë, dhe atë ndaj Barcelonës më 29 korrik në Miami. /Telegrafi/