Site icon Telegrafi

Operacioni i SHBA-së, pamje që tregojnë arritjen e afganëve në Shtetet e Bashkuara që kanë punuar për ushtrinë amerikane

Dy ditë më parë në mediat botërore është publikuar informacioni që në një aeroplan që ishte nisur për në SHBA, janë evakuuar 221 afganë, ku 57 prej tyre fëmijë dhe foshnja.

Bëhet fjalë për afganët dhe familjet e tyre që kanë bashkëpunuar me ushtrinë amerikane për 20 vite, transmeton Telegrafi.

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar videon e arritjes së afganëve në SHBA, dhe tregon detaje se si dukej ky moment kur u hapën dyert e aeroplanit pasi preku në pistë dhe pritja që u është bërë atyre.

Madje Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar në këtë video të shkurtër, se operacioni për evakuim do të vazhdojë ditëve në vijim.

“Përshëndesim grupin e parë të afganëve specialë emigrantë që janë lajmëruar për shtëpinë e tyre të re në Shtetet e Bashkuara. I nderojmë për shërbimin në ruajtjen e sigurisë së amerikanëve dhe për punën e tyre për një të ardhme më të ndritur për Afganistanin”, thuhet ndër tjera.

Aeroplani më afganë ka ateruar në aeroportin Dulles, Virginia, e gjatë javëve të ardhshme do të shpërndahen nëpër tërë territorin amerikan.

https://twitter.com/StateDept/status/1421931239175380997?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1421931239175380997%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3740599%2Foeperacija-saveznicko-utociste-ovako-je-izgledao-dolazak-avganistanaca-koji-su-radili-za-americku-vojsku-u-sad-video

Në këtë mënyrë ata do t’ju bashkohen 70.000 afganëve tjerë, të cilët nga viti 2007 janë në SHBA përmes një programi të veçantë të vizave.

Në anën tjetër, presidenti amerikan Joe Biden të enjten tha se ky fluturim ka rëndësi të madhe, në veçanti në përmbushjen e premtimit për mijëra afganë që shërbyen së bashku me ushtarët amerikanë dhe diplomatët gjatë 20 viteve qëndrim në Afganistan.

Biden falënderoi afganët që përkrahën SHBA-të. Madje tha se është krenar dhe për këtë u uroi mirëseardhje në shtëpinë e re.

Administrata e Bideni për këtë operacion ka përkrahjen e plotë si të Demokratëve ashtu edhe të Republikanëve. Në fakt Kongresi amerikan me shumicë votash ka miratuar ligjin, me të cilin lejon shpërndarjen e 8.000 vizave dhe 500 milionë dollarë për tërë programin sa i përket sigurisë së afganëve që po arrijnë në SHBA.

Përkthyesit dhe bashkëpunëtorët e tjerë të amerikanëve në të kaluarën ishin cak i talibanëve, që pas tërheqjes së trupave amerikane kanë filluar të rimarrin nën kontroll provinca të tëra dhe madje kontrollojnë 90 për qind të vijës kufitare me shtetet fqinje. /Telegrafi/

Exit mobile version