Site icon Telegrafi

Operacioni policor në një lokal nate në Kamenicë, ku punonin 14 femra, 7 nga Shqipëria (Video)

Pjesëtaret e Policisë së Kosovës që disa muaj aksionet e tyre në terren po i bëjnë me praninë e kamerave.  Policia ka hapur edhe kanal zyrtar në YouTube, ku plasohen video incizimet nga aksionet në terren.

Një aksion të tillë policia e ka bërë publik derisa e ka zhvilluar në një lokal nate në Kamenicë.

Sektori i Hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha formave të trafikimit me njerëz, në këtë lokal ka gjetur dy armë të ftohta (thika), të cilat i janë dorëzuar njësisë policore të Stacionit Policor në Kamenicë për procedura të mëtutjeshme.

Në lokalin në fjalë janë hasur duke punuar 14 femra, shtatë prej tyre nga Shqipëria. Të gjitha janë intervistuar sipas procedurave standarde vepruese, tek të njëjtat nuk janë gjetur elemente që i bëjnë të jenë viktima potenciale të trafikimit. Por, për shtatë nga to, në mungesë të dokumentacionit përkatës për lejeqëndrim të njëjtat janë proceduar tek Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në kuadër të PK-së, për procedura të mëtutjeshme në baze të Ligjit për të huaj.

Exit mobile version