Site icon Telegrafi

Operacioni i policisë në Zveçan – konfiskon pajisje për prodhim të kriptovalutave në vlerë 55 mijë euro

Policia e Kosovës, të enjten gjatë një operacioni në Zveçan, nën dyshimet për drogë, ka gjetur edhe pajisje për prodhim të kriptovalutave.

Sipas njoftimit, PK rreth orës 15:20, ka marrë urdhër verbal për kontrollimin e objektit të banimit të të dyshuarit me iniciale (S.N.) në Zveçan, pasi që dyshohej se aty kishte lëndë narkotike.

Rreth orës 15:50 me asistencën e Njësitit për Intervenim, njësiti patrullues nga stacioni policor në Zveçan, ka filluar kontrollin e objektit dhe në brendësi janë gjetur lëndë narkotike e ngjashme me marihuanë me peshë prej rreth 45 gram, gjithashtu janë gjetur dhjetë (10) rrënjë të dyshimta të ngjashme si bimë  kanabisi.

Policia njofton se gjatë realizimit të operacionit policor, gjithashtu u gjetën një numër i madh makinerish, gjegjësisht pajisje për nxjerrjen e kriptovalutave.

Si dëshmi/prova gjatë kontrollit janë gjetur si në vijim:

– Katër (4) kamera video incizim

– DVR

– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me gjashtë (6) karta

– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me gjashtë (6) karta

– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me tetë (8) copë karta

– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me tetë (8) copë karta

– Monitor me tastierë

– Nëntëmbëdhjetë (19) copë makineri për nxjerrjen e kriptovalutave, lloje të tjera

– Ndarës i kabllove në internet për minierat e kriptovalutave

– Modem interneti

– Ruter

– Ventilator

Sipas PK-së, vlera e makinerive/pajisjeve të gjetura, vlerësohet të jetë rreth pesëdhjetë e pesë (55) mijë euro.

Po ashtu, është kontaktuar prokurori i Shtetit në detyrë, i cili është informuar për rastin, i njëjti ka urdhëruar që të bëhet kryqja e vendit të ngjarjes, të kontaktohet dogana e Kosovës për të marrë përsipër veprimet/punën e mëtutjeshme.

“Veprimet tjera do të ndërmerren sipas udhëzimeve të prokurorit kompetent, përderisa policia është në kërkim të të dyshuarit i cili ndodhet në arrati”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Exit mobile version