Site icon Telegrafi

Operacioni në Pogradec, shoqërohen 14 persona, sekuestrohen mbi 100 mijë euro

Burime nga Policia bëjnë me dije se Drejtoria Vendore e Policise Korçë, Renea, FNSh, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale janë duke zhvilluar operacion masiv në Pogradec.

Si pasojë e operacionit deri tani janë shoqëruar 14 persona, ndërsa bëhet me dije se janë sekuestruar mbi 100 mijë euro.

Burime bëjnë me dije gjithashtu se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, e lëndë narkotike.

Renea ka rrethuar banesën e të kërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij.

Burime nga Policia bëjnë me dije se do ketë njoftim për mediat kur të përfundojë operacioni. /Telegrafi/

Exit mobile version