Telegrafi

Operacioni ndaj Abu Bakr al-Baghdadit, publikohen pamje që thuhet se tregojnë momentin e vrasjes së liderit të ISIS-it

Ky është momenti dramatik në të cilin lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, besohet të ketë vdekur gjatë një bombardimi brenda natës në veri-perëndim të Sirisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë se lideri terrorist u vra gjatë operacionit.

Sot është raportuar gjithashtu se udhëheqësi i ISIS shpërtheu një jelek vetëvrasës, pasi u rrethua nga forcat speciale amerikane gjatë sulmit.

Sipas raportimeve nga mediat amerikane, al-Baghdadi u vra gjatë misionit të cilin e urdhëroi presidenti Trump.

Lexo po ashtu “Ai vdiq si një qen, si një frikacak”: Presidenti Trump jep detaje të operacionit ku u vra Abu Bakr al-Baghdadi

Forcat e drejtuara nga SHBA në Idlib, Siri, sulmuan strehën e liderit të Shtetit Islamik në orët e para të këtij mëngjesi, pas informacioneve se terroristi mbërriti në vend 48 orë më parë.

Gjatë zjarrit pasues thuhet se dy gratë e tij u vranë gjithashtu, pa raportime për plagosje të forcave amerikane.

Pas sulmit ajror, presidenti Trump kishte shkruar në Twitter: “Diçka shumë e madhe sapo ka ndodhur!”, duke mos dhënë më shumë informacione.

Ndërsa gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në ora 1 pasdite, zoti Trump konfirmoi vrasjen.

Që nga ai moment kanë dalë disa pamje të sulmit, të cilat pretendojnë se tregojnë momentin kur terroristi besohet të jetë vrarë, përcjell Telegrafi.

Pamjet, të publikuara nga aktivistë sirianë, kapin një seri shpërthimesh shurdhuese të ndjekura nga një heshtje e frikshme.

Lexo po ashtu Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë, por roli i tij ka qenë simbolik? Mediumi amerikan shkruan se dikush tjetër është lideri i vërtetë i ISIS-it!

Gjithashtu në disa pamje tjera të publikuara thuhet se tregojnë me sa duket pasojat e sulmit në të cilën Abu Bakr al-Bagdadi, udhëheqësi i të ashtuquajturit Shteti Islamik, u vra ose hodhi veten në erë.

Udhëheqësi i ISIS-it kishte qenë një nga figurat më të kërkuara në botë që nga viti 2014, duke deklaruar një “kalifat islamik”.

Nën sundimin e tij ai inkurajoi xhihadistët të përfshihen në akte terrorizmi në shkallë më të vogël, të cilat do të ishin shumë më të vështira për zbatimin e ligjit për t’u parandaluar.

Këto udhëzime supozohet se rezultuan në sulme të shumta në të gjithë Britaninë e Madhe dhe Evropë, përfshirë bombardimin e Manchester Arena i cili mori jetën e 23 personave. /Telegrafi/