Site icon Telegrafi

Operacioni “Mbrojtja e pyjeve 2024”, konfiskohen 7 kubik drunjë të transportuar ilegalisht nga Malet e Sharrit

Ilustrim

Policia e stacionit në Kaçanik, ka njoftuar se bazuar në planin aktiv “Mbrojta e pyjeve 2024”, me datën 17.07.2024, rreth orës 15:30 në fshatin Sllatinë të Kaçanikut kanë ndaluar një person me një automjet furgon që po transportonte ilegalisht drunjë nga Malet e Sharrit.

“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka konfiskuar furgonin për dokumentacion të parregullt, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Sharri”, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personit për transport ilegal, ndërsa kanë konfiskuar edhe sasinë e drunjëve, rreth 7 kubik”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt, ka shtuar se po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve .

“Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë dhe do të koordinojë aktivitetet me rojet e pyjeve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version