Telegrafi

Operacioni “Kufiri” prangos gjashtë persona

Arrestimi ka ndodhur sot. Hetuesit policorë pas një pune operativo-hetimore të planifikuar mirë, kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, më konkretisht në tri lokacione të ndryshme në qytetin e Podujevës. Sipas një komunikate të lëshuar nga policia, gjatë këtij operacioni është bërë arrestimi i gjashtë personave të dyshuar të cilët kanë kryer veprimtari kriminale, duke përfituar mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme. Personat e dyshuar tashmë të arrestuar janë: S. M. (1960), I. M. (1983), N. M. (1988), F. K. (1970), L. K. (1973) si dhe V. K. (1992), të gjithë shtetas kosovarë.

Gjatë këtij operacioni policor hetuesit gjithashtu kanë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale. “Janë konfiskuar 793 fishekë të kalibrit të ndryshëm, 3 karikatorë të zbrazët, 60 pako duhan tabako, 12 telefona celularë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës dhe personave të arrestuar u është caktuar masa e paraburgimit për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme. /Telegrafi/