Operacioni i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shkuar ‘me sukses’.
Siç raportohet, operimi është kryer nga profesori dhe drejtori i kirurgjisë së Qendrës Mjekësore Hadassah në Jerusalem, Alon Pikarsky, si dhe kirurgët Gidi Zamir dhe Diana Panhasov.
“Ai është zgjuar, po shërohet dhe po flet me familjen e tij”, tha profesori Pikarsky.
Bëhet e ditur se gjatë kohës që Netanyahu ishte i shtrirë në spital, atë e ka zëvendësuar Ministri i Drejtësisë dhe zëvendëskryeministri, Yariv Levin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Në sallën e operacionit në Hadassah Ein Kerem, operacioni i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përfunduar me sukses”, shtoi një zëdhënës i spitalit.
Ndryshe, për problemin e tij shëndetësor kryeministri kishte kuptuar gjatë një kontrolle të fundit.
Por, me sa duket kjo nuk është hera e parë që Netanyahu i nënshtrohet një operimi të tillë. 74 vjeçari ka kryer intervenim në hernie edhe në vitin 2013, ndërsa vitin e kaluar ka vendosur një stimulues kardiak. /Telegrafi/