Telegrafi

Operacioni “Brezovica”- ndalohen për 48 orë, ish-sekretari dhe kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit

Prokuroria Themelore e Ferizajt në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Departamentin për Krime të Rënda, kanë realizuar sot bastisje në nëntë lokacione në kuadër  të operacionit “Brezovica”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari në një konferencë për media, ka thënë se në kuadër të aksionit të nisur më datën 21 dhjetor 2021, sot në orët e hershme të mëngjesit janë bastisur nëntë lokacione në tri komuna, në Ferizaj, Shtërpcë dhe Prishtinë dhe disa zyre në Ministrinë e Mjedisit.

Lexo po ashtu Ish-sekretari, Arben Çitaku dhe kryeinspektori Bedri Halimi, dy zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit të arrestuar gjatë operacionit “Brezovica”

“Gjatë kësaj bastisje janë sekuestruar prova materiale të cilat do të shërbejnë për procedurën penale. Me vendim të prokurorit sot është ndaluar për 48 orë Bedri Halimi kryeinspektor në Ministrinë e Mjedisit nën dyshimin e ka kryer  veprën penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” gjithashtu është ndaluar edhe ish-sekretari i Ministrisë së Mjedisit, Arben Çitaku  nën dyshimin e ka kryer  veprën penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “marrje ryshfeti””, tha Jashari.

Ai shtoi se gjithashtu është ndaluar edhe një qytetar, respektivisht investitor i një lagjeje në Brezovicë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “ushtrim i ndikimit dhe marrje e ryshfetit”. /Telegrafi/