Pas tre muajve hetime është finalizuar operacioni “Rrjeti” duke shkatërruar katër grupe kriminale dhe çuarjen në pranga të 45 personave, e ndërsa shtatë të tjerë janë shpallur në kërkim.
Këto grupe merreshin me prodhimin dhe shpërndarjen e drogës, por gjatë kontrollit iu gjetën dhe armë.
Në deklaratën zyrtare, se u godit totalisht një grup kriminal dhe pjesërisht 3 të tjerë. 25 nga të arrestuarit ishin skeduar për trafikun e drogës, teksa në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 1.3 kg kokainë, 860 gr heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 milionë lekë dhe 15 mijë euro, silenciatorë, fishekë, jelek antiplumb dhe mijëra doza drogë.
Mbi 490 efektivë policie kanë marrë pjesë në operacion si dhe janë kontrolluar dhjetra banesa dhe lokale në Elbasan, Pogradec, Prrenjas, Librazhd, Cërrik dhe Belsh. /Telegrafi/