Site icon Telegrafi

Operacion anti-drogë në Tetovë, shkon në 11 numri i të arrestuarve

Një operacion policor i nisur nga policia e Tetovës ka rezultuar deri tani me 11 persona të arrestuar, i cili ka nisur një natë më parë. Burime policore thonë se operacioni do të vazhdoj, dhe në qendër të tij janë përdorues dhe trafikantë të lëndëve narkotike, njofton Alsat-M.

Sipas informatave jo zyrtare, operacioni ka pasur në fokus luftën kundër drogës dhe trafikut të saj. Të dhënat e para  thonë se tre prej të arrestuarve janë nga fshati Sllatinë ndërsa tre të tjerë janë nga qyteti i Tetovës.

Aksioni kundër përdoruesve dhe trafikantëve të drogës vijon pas betejave të shumta që ka pasur SPB Tetovë me klubet e natës, ku prej muajit prill deri në shtator të këtij viti, gjithsej janë arrestuar 147 shtetase të huaja. /Alsat-M/

Exit mobile version