Telegrafi

Operacionet për mbipeshë zvogëlojnë rrezikun për kancer

Studimi i realizuar në Universitetin e Virginias është bazuar në përcjelljen e 1.482 femrave me mbipeshë ekstreme, të cilat i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike për të zvogëluar vëllimin e lukthit me qëllim që të zvogëlohet sasia e ushqimit të konsumuar.

Rezultatet e publikuar anë revistën “Journal of the American College of Surgeons”, kanë treguar se pjesëmarrëset në studim, të cilat nuk i ishin nënshtruar kësaj procedure kirurgjike, kishin qenë për 50% më të rrezikuara për t’u sëmurë nga karcinoma e gjirit, mitrës dhe zorrës së trashë, në krahasim me femrat që ishin operuar.