Site icon Telegrafi

Operacion policor në Universitetin e Elbasanit, dyshohet për korrupsion nga disa pedagogë

Një operacion policor është zhvilluar sot në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ku dyshohet se janë proceduar penalisht disa pedagogë.

Sipas burimeve, pedagogët i përkasin Fakultetit të Ciklit të Ulët dhe janë nën hetim për korrupsion aktiv dhe pasiv me disa studentë të këtij fakulteti.

Pretendohet se studentët kanë paguar pedagogët për të kaluar lëndët në të cilat kishin mbetur në muajin shtator.

Burime bëjnë me dije se me urdhër të prokurorit Xheljan Seferi, është marrë masa detyrim paraqitje ndaj 7 pedagogëve. Prokuroria ka lëshuar urdhra ndalimi dhe për një sekser, ndërsa sipas burimeve, pedagogët janë pezulluar nga detyra.

Exit mobile version