Media turke njoftojnë se në Stamboll është duke u zhvilluar një operacion policor, ku janë përfshi edhe helikopter, për kapjen e sulmuesit që kreu sulmin terrorist gjatë Vitit të Ri në një klub nate, i cili vrau 39 qytetarë.
Ekipi i Departamentit për Luftimin e Terrorizmit në Stamboll zbuloi foto të terroristit, ku duket fytyra e tij, ndërsa agjencia e lajmeve Anatolia ka publikuar fotot.
“Haber Turk” ka raportuar se policia iu përgjigj një thirrje telefonike dhe pastaj filloi një operacion në një shtëpi që ndodhet në lagjen Zeytinburnu të Stambollit, raporton AP.