Telegrafi

Operacion ndërkombëtar për goditjen e trafikut të drogës nga Vlora drejt Italisë

Një operacion ndërkombëtar i drejtuar nga Italia dhe i zhvilluar në disa vende të Evropës ka vënë në pranga 55 persona, mes të cilëve 27 shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe 1 shtetas nga Gambia.

Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas medieve italiane, droga nisej nga Vlora me destinacion brigjet italiane.

Pasi ngarkesa mbërrinte në Itali, hynin në lojë grupet nigeriane, të cilat merreshin me transportin nëpër zonat e tjera italiane.

Operacioni u zhvillua njëkohësisht në disa vende; në Breshia, Modena, Macareta, Xhenova, Parma, Reggio Calabria, në qytetin e Këlnit në Gjermani dhe në Vlorë ku u arrestua një person.

Hetimet janë kryer nga Anti-Mafia italiane dhe vlerësohet se organizata kriminale ka trafikuar tonelata kanabisi gjatë periudhave të ndryshme kohore. /Klan TV/