Site icon Telegrafi

Operacion ndërkombëtar antidrogë, momenti kur të arrestuarit në Shqipëri dërgohen në polici

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është ekzekutuar operacioni i përbashkët i koduar “Shpirti”,  mes forcave të policisë e drejtësisë italiane e shqiptare, i cili ka çuar në ekzekutimin e 38 urdhër arrestimeve (nga këto për 10 persona ekzekutuar masa me pare) për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

Arrestimet janë kryer në Shqipëri, Mal i Zi, Spanjë e Itali.

Është raportuar po ashtu se të arrestuar në kuadër të këtij operacioni janë Maksim Sota, prokuror në Vlorë; Festim Lelaj, ish-oficer policie në Vlorë; Ilir Balla, shefi i Sektorit kundër Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme dhe Saimir Kurti, drejtor në Bashkinë e Kavajës.

Kurse pamjet e momentit kur të arrestuarit janë dërguar në Policinë e Shtetit, i ka publikuar Ora News, dhe ato mund t’i shihni duke klikuar LINKUN. /OraNews/

 

Exit mobile version