Plot 334 të arrestuar, në mesin e të cilëve, politikanë, avokatë, financierë, zyrtarë të shtetit dhe biznesmenë si dhe sekuestrim i një pasurie me vlerë 15 milionë euro- ky është rezultati i një mega-operacioni policor në Itali, ku u përfshinë 2500 karabinierë.
Operacioni në fjalë është zhvilluar përgjatë mëngjesit të sotëm; ku 334 personat kanë rënë në pranga nga efektivët e ROS-it dhe Komandës .
Mësohet se në mesin e të arrestuarve është edhe ish-deputeti i “Forza Italia”, Giancarlo Pittelli.
Operacioni gjigant është në vazhdën e një hetimi që ka zgjatur disa vite dhe që është zhvilluar në shumë rajone të Italisë: Kalabri, Campagna, Emilia Romagna, Toscana, Lombardi, Veneto. Operacioni kishte si qëllim identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të klanit mafioz “Ndrangheta”.
Bëhet me dijeni se disa prej të arrestuarve janë vënë në pranga në Gjermani dhe Zvicër. /tch/