Telegrafi

Operacion dental për Maicon

Braziliani u lëndua pasi u godit nga Lionel Messi në një duel. Agjenti i tij Antonio Caliendo ka konfirmuar se brazilianit i duhet një operim në dhëmbë, por ai nuk e di datën e rikthimit të tij.

“Maicon është mirë, por atij i duhet një operacion për të rikonstruktuar dhëmbët e humbur dje (e mërkure). Sidoqoftë, gjithçka tjetër pos kësaj është në rregull. Maicon është luftarak dhe ai është mirë mentalisht, ndërsa ky incident nuk do të ndikojë te ai”.

“Nuk mund të them nëse ai do të jetë gati për ndeshjen kthyese, por kjo është punë e mjekëve. Nuk e di nëse ai do të jetë gati për ndeshjen kthyese”, përfundoi Caliendo.

Sipas spekulimeve të para nga Appiano Gentile, Maicon do të jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës në Camp Nou. /Telegrafi/