Site icon Telegrafi

Operacion antidroge në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka mundur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, por nuk ka mundur të arrestojë asnjë prej personave që e transportonin, për shkak të terrenit të thyer ku u zhvillua operacioni.

Operacioni nisi pas informacioneve të marra në rrugë operative. Në vendin e quajtur “Hija e Zezë”, përballë fshatit Nepravishtë u zbuluan 5 të rinj, të cilët po transportonin me krahë në drejtim të kufirit grek disa çanta të mëdha shpine.

Policia i ka ndjekur, por ka mundur vetëm t’i identifikojë katër prej tyre nga fshati Lazarat, të cilët braktisën çantat në një përrua ndërsa janë larguar në drejtim të malit, dhe një person nga fshati Nepravishtë. Të 5 personat janë shpallur në kërkim

Mësohet se operacioni është ndërprerë për shkak të kushteve atmosferike në orën 6 të mëngjesit, ndërsa në çanta rezultoi të ishte paketuar sasia e drogës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version