Telegrafi

Operacion anti-terror në Stamboll, 5 të arrestuar, njëri kamikaz!

Gjatë operacionit antiterrorizëm në rajonin Okmeydanı të Stambollit janë ndaluar 5 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra, mësohet se ekipet e Drejtorisë së Antiterrorizmit, forcat e operacioneve speciale dhe të sigurisë publike në orët e mbrëmjes kanë kryer operacion në ndërtesën e quajtur Federacioni Rinor e cila operon nën drejtimin e organizatës terroriste DHKP/C.

Forcat e sigurisë kanë hyrë në ndërtesë duke thyer dyert e çelikta dhe kanë ndaluar 5 persona.

Ndërsa njoftohet se ka dyshime se njëri prej personave të dyshuar mund të jetë kamikaz.

Nga kontrolli i ushtruar u sekuestruan një sërë materialesh.

Personat e dyshuar të cilët janë ndaluar u dërguan në Spitalin Haseki për kontroll mjekësor.