Telegrafi

Operacion 45 minutash për t’i nxjerrë krehrin që e kishte përpirë

Por, asaj i ka ikur krehri nga duart dhe nga fyti, i ka përfunduar në bark.

Gruan e alivanosur, familjarët e kanë dërguar në Spitalin Universitar Akdeniz, në Antalia të Turqisë.

Atë e kanë dërguar me shpejtësi në sallën e operimin, ku për 45 minuta, është intervenuar për t’i nxjerrë krehrin.

Krehri nga plastika, i gjatë 20 centimetra, i kishte shkaktuar gruas dhimbje, por edhe shumë panik, duke bërë që ajo të alivanoset nga frika.

Sidoqoftë, asaj i është stabilizuar gjendja dhe është lëshuar në shtëpi, pas qëndrimit në spital, për një natë, transmeton Telegrafi.