Site icon Telegrafi

Opera në televizorët HD të Sony

Televizorët HD të Sony dhe Blu-ray playerët nga linja Bravia me qasje në internet do të përdorin Operan si shfletues, kanë njoftuar nga kompania. Me këtë hap, pajisjeve do t’u ofrohet një përvojë e mirë e shfletimit të internetit, porosisin nënshkruesit e marrëveshjes.

Me evoluimin e internetit, në Opera po punojnë me përkushtim të madh që ta bëjnë atë të pranishëm në numër sa më të madh të pajisjeve. Opera është partner ideal për Sony, kanë thënë nga Opera me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me prodhuesin japonez.

Sony nuk ka paralajmëruar konkretisht se cilat pajisje do të vijnë me shfletuesin Opera, dhe nëse do t’i pajis pajisjet ekzistuese me të. /Telegrafi/

Exit mobile version