Telegrafi

Opera Mini integrohet në telefonat Samsung

Me marrëveshjen e re mes dy kompanive, shfletuesi Opera do të integrohet në linjën e telefonave të ri të Samsung, siç janë: Star3, Star 3 Duos, Champ Deluxe dhe Champ Deluxe Duos.

Për më shumë, Samsung ka premtuar se do ta integrojë shfletuesin Opera Mini edhe në modelet tjera të telefonave, ndërsa Opera Mini është zotuar ta përmirësojë edhe më shumë shfletuesin që të arrijë rekorde të reja me Samsung. / Telegrafi /