Telegrafi

Opera lëshon 11.60 Beta

Opera 11.60 beta përfshin edhe funksionin e ri i cili është kompatibil me HTML5, i cili mundëson funksionalitet më të mirë për zhvilluesit, si dhe integrim më të mirë, të përmirësuar për shfletuesit tjerë.

Për më shumë, edhe fusha e shfletuesit të ri të Opera është pasuruar me funksione të reja, që përfshijnë edhe shiritin e ri-dizajnuar për kërkime, si dhe rezultate më të mira në History dhe Bookmarks.

Ndërkaq, Opera 11.60 tani mundëson edhe shtimin e faqeve në Speed Dial, thjeshtë duke zgjedhur një yll në listën e adresave. / Telegrafi /