Telegrafi

Opera fiton dhe blen

Të hyrat e Operas nga 192.6 milion të vitit të kaluar u rritën në 253.1 milion kruna norvegjeze, derisa profiti është rritur nga 29.1 në 63.8 milion kruna.

Opera publikoi edhe blerjen e kompanive reklamuese Mobile Theory dhe 4th Screen Advertising të cilat do të duhej ti ndihmonin që në versionet e shfletuesve të vet të Internetit për pajisjet mobile shfrytëzuesve tu prezantoj edhe reklama. Për Mobile Theory, e cila ka 16 të punësuar, Opera do të paguaj 18 milion dollarë në para të gatshme, derisa për 4th Screen Advertising dhe 30 të punësuarit do të paguaj 8 milion dollarë në para të gatshme. /Telegrafi/