Telegrafi

Opera 11.60

Në Opera 11.60 është avancuar edhe klienti i integruar për menaxhimin me postën elektronike. Ndërfaqja është ndryshuar në atë mënyrë që është hequr dizajni i bazuar në Windows, e në vend të tij përdoret dukja universale që përdor ngjyrat më të lehta. Faqet e sigurta të cilat përdorin HTTPS tani hapen më shpejtë për shkak të avancimeve në menaxhimin e lidhjeve të rrjetës. Gjithashtu është përmirësuar edhe përkrahja për HTML5, kështu që shfletuesi tani është kompatibil me një numër më të madh të faqeve.

Më shumë informata rreth versionit të ri të Operas mund të gjeni në faqet zyrtare të kompanisë. /Telegrafi/